Më 16 Tetor 2020, në kuadrin e Projektit WINCOME, në ambientet e Grand Hotel në Korçë, Qndra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal (PB5) organizoi Seminarin Tematik të Përbashkët në bashkëpunim me partnerët grekë të projektit, të cilët morrën pjesë në seminar përmes Platformës ZOOM. Gjatë seminarit, ekspertët e enologjisë greke dhe shqiptare u dhanë pjesëmarrësve një pasqyrë të hartës së prodhimit të verës, markave dhe mundësive të zhvillimit të këtij sektori, si dhe faktorëve që duhet të merren parasysh lidhur me vreshtarinë në zonën ndërkufitare. Në mbyllje të seminarit, pjesëmarrësit patën mundësi të provojnë verë të prodhimit vendor të Rajonit të Korçës.