Rezultatet e pritura direkte dhe të menjëhershme të projektit:
- Mbi 100 ndërmarrje në sektorin e verës dhe vreshtarisë do të mbështeten (jo financiarisht) nga rezultatet e pritura të projektit.
- Ekspozita të përbashkëta për verën në zonën ndërkufitare do të promovojnë bashkëpunimin ndërkufitar të bizneseve.
- WINCOME hap rrugën për investime në të ardhmen, të cilat do sjellin rezultate të prekshme dhe të dukshme në prodhimin e verës dhe në vreshtari. Pjesëmarrësit në Projekt do përfitojnë nga një mundësi e shkëlqyer që u jepet për shfrytëzuar rezultatet e projektit me qëllim zhvillimin e biznesit.
- Të paktën 200 sipërmarrës të rinj do të trajnohen lidhur me teknikat e prodhimit të verës dhe vreshtarinë.
- Të paktën 20 teknika tradicionale lokale mbi vreshtarinë dhe prodhimin e verës do të prezantohen në terren.
- 5 mjete inovative TIK miqësore për përdoruesit do të zhvillohen dhe do jenë të disponueshme për përdorim.
- WINCOME do të shërbejë si praktikë e mirë dhe model bashkëkohor për zhvillimin e biznesit në Zonat më Pak Favorizuese në nivel lokal dhe rajonal.
Rezultatet e pritura të prekshme dhe të dukshme të projektit:
- Analizë shumëdimensionale të Sektorit të Prodhimit të Verës në zonën e përzgjedhur të projektit WINCOME.
- Studime (x2) mbi Mjedisin e Jashtëm dhe të Brendshëm të Sektorit të Prodhimit të Verës.
- Katalogimi dhe vlerësimi komercial i varieteteve lokale të verës (Zitsa-Amyntaio-Korçë).
- Vlerësimi i Rrjeteve Tregtare Ndërkufitare dhe Ndërkombëtare për Produktet e Verës.
- Platforma web GIS për Varietetet dhe Njësitë Prodhuese të Verës në Zitsa-Amyntaio-Korçë.
- Plane Biznesi Lokale (Zitsa-Amyntaio) dhe Rajonale (Korçë) (x3) për Ripërdorimin e Vreshtave të Braktisura.
- Analizimi hapësinor dhe klasifikimi i Zonave Lokale të Prodhimit të Verës (përfshirë ato të braktisura) me përdorimin e Drones dhe Mjeteve TIK për krijimin e hartave.
- Specifikim i zgjuar / promovimi dhe shfrytëzim i përbashkët.
- Regjistrimi dhe Hetimi i ndryshueshmërisë gjenetike (varietete indigjene të rrushit, Zitsa-Amyntaio-Korçë).
- Mjete për Planifikimin Financiar dhe të Biznesit (x3) për një “Njësi të zgjuar Prodhimi të Verës” (Zitsa-Amyntaio-Korçë).
- Projekte pilotike demonstruese (x3) për prodhim të zgjuar të materialit shumëzues të vreshtave (Zitsa – Amyntaio – Korçë).
- Krijimi i një baze të dhënash me praktikat më të mira për prodhimin e verës dhe vreshtarinë.
- Infokioska (showrooms) x3
- Organizimi i një (1) Ekspozite Ndërkufitare për Verën.
- Regjistrime në Indekset Kombëtare të Trashëgimisë së Paprekshme (UNESCO, Art.12) në lidhje me Vreshtarinë Tradicionale Vendore & Prodhimin e Verës.
- Shkëmbimi i njohurive – Qëndrueshmëria e rezultateve.
- Organizimi i seminareve tematike biznesi të përbashkëta (X2).
- Organizimi i 4 agro-seminareve lokale tematike (përfshirë trajnimin në terren).
- Studime mbi qëndrueshmërinë (X2) e rezultateve të projektit (Greqi / Shqipëri).