Karakteristikat kryesore të Projektit:
Projekti WINCOME ka të bëjë me mënyrën se si një promovim i përbashkët ekstrovert i NVM-ve dhe produkteve vendore të verës në tregjet ndërkombëtare mund të mbështesë zona jo-homogjene të zhvillohen në më shumë se një sektor.
Ideja WINCOME bazohet në nevojat e partnerëve pjesëmarrës, kryesisht në lidhje me Vreshtarinë dhe Prodhimin e Verës, duke zbatuar mënyrën “Bottom-Up”, e cila shkon përtej praktikës ekskluzive të politikës së zhvillimit lokal “Top-Down”. Mënyra “Bottom-Up” nënkupton që aktorët lokalë të marrin pjesë në vendimmarrjen për strategjinë dhe zgjedhjen e përparësive që do të ndiqen në zonën e tyre.
Sipas WINCOME elementët kryesorë të një bashkëpunimi ndërkufitar janë bashkëpunimi midis autoriteteve lokale dhe rajonale dhe bizneseve, por edhe orientimi drejt eliminimit të mosfunksionimeve ekonomike të shkaktuara nga kufiri dhe shndërrimi i tij nga një vijë ndarëse në një “zonë bashkëpunimi” për shfrytëzimin e përbashkët, shkëmbimin e njohurive dhe promovimin e produkteve të verës, me qëllim zhvillimin e ekonomisë lokale.