Këshilli Rajonal i Korçës (PB4) ka nisur procedurë tenderi unik, sipas Formularit të Aplikimit të projektit WINCOME. Qëllimi i këtij tenderi është ofrimi i shërbimeve kreative në fushën e dizajnit grafik për media shtypi dhe elektronike. Në kontekstin e projektit WINCOME kontraktorit do t’i kërkohet të hartojë disa lloje komunikimi, materiale promovuese dhe botime, po ashtu do ti kërkohet të krijojë logo dhe udhëzues për stilin e identitetit visual për nevojat e Këshillit Rajonal të Korçës. Shërbimet përfshijnë hartimin e materialit promovues – broshura, banderolën e projektit, USB me material promovues elektronik, broshurën e rezultateve të projektit.
Paketë Pune 2 | Komunikimi dhe Publikimi |
Mat.i Dorëzueshëm 2.4.3 | Përgatitja e Broshurave të Projektit në çeljen e tij – Do përfshihen informacione për partnerët, objektivat e projektit, etj |
Mat.i Dorëzueshëm 2.4.3 | Përgatitja e Banner-it të projektit i cili do të përdoret gjatë implementimit të tij dhe në çdo aktivitet publiikimi (Konferenca, Ditë Informimi, etj.) |
Mat.i Dorëzueshëm 2.4.3 | Materiali i dorëzueshëm përfshin pregatitjen e një Broshure për Rezultatet e Projektit, e cila do të përfshijë objektivat e projektit, rezultatet, etj. Kjo do realizohet kur rezultatet e projektit të jenë të dukshme, rreth 6 muaj para përfundimit të tij. |
Mat.i Dorëzueshëm 2.4.3 | USB-të do të kenë logon e projektit dhe në përmbajtjen e tyre do të ketë material promovues elektronik mbi projektin në format pdf (Prezantimi i Projektit etj.) |