WINCOME synon në:
- Kapërcimin e boshllëkut midis partnerëve Greqi/Shqipëri lidhur me prodhimin dhe shfrytëzimin e verës.
- Shkëmbimin e njohurive mbi prodhimin e verës dhe vreshtarinë.
- Eksplorimin e mënyrave të reja dhe më efikase për shitjen e llojeve të ndryshme të verës në pjesë më të gjerë konsumatorësh.
- Analizimin dhe përhapjen e praktikave të mira në zonat e partnerëve përfitues.
- Shpërndarjen e informacionit mbi prodhimin e verës nga varietete të ndryshme dhe kërkesat e tyre, si dhe metodat tradicionale të vreshtarisë lokale.
- Zhvillimin e shërbimeve mbështetëse për bizneset për të mbështetur aktivitetin ekonomik ndërkufitar.
- Zhvillimin e shërbimeve për rritjen e prodhimit të verës
- Promovimin e mjeteve TIK për biznese të “zgjuara” të prodhimit të verës.
- Promovimin e rrjeteve tematike për kërkim dhe zhvillim të përbashkët të produkteve dhe promovimin e përbashkët të eksportit.
- Implementimin e akteve reciproke për shfrytëzimin dhe promovimin e traditës në prodhimin e verës me qëllim rritjen e eksporteve dhe përforcimin e bizneseve.
- Organizimin e seminareve për përhapjen e prodhimit dhe çertifikimit të verës si dhe trajnimi përmes laboratorëve tematike mbi vreshtarinë dhe prodhimin e verës.
- Organizimin e ekspozitave ndërkufitare të përbashkëta për verën.
- Zhvillimin e plan bizneseve ndërkufitare me zbatime pilotike të sistemeve të bashkëpunimit ndërkufitar midis vetë bizneseve.
- Ruajtjen dhe promovimin e njohurive të qenësishme lokale mbi vreshtarinë tradicionale në zonat e përzgjedhura.
- Trajnimin horizontal të sipërmarrësve të rinj mbi teknikat e vreshtarisë po ashtu edhe të prodhimin e verës (prodhim i integruar).
- Zhvillimin e mjeteve të biznesit në lidhje me prodhimin e verës dhe vreshtarinë.
- Përqasjen sistematike për ripërdorimin e vreshtave të braktisura.