Material i Dorëzueshëm 3.5.1 (Shqipëri, PB5)

Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal përfundoi materialin e dorëzueshëm: “Plan Operacional Rajonal për Ripërdorimin e Vreshtave të Braktisura” studim nga Prof. Dr. Assoc. Gjergji Papa, Agricultural Expert

Qëllimi i studimit ishte përgatitja e një plani operacional rajonal për ripërdorimin e vreshtave të braktisura në rajonin e Korçës në Shqipëri.

Plani Operacional Rajonal për Ripërdorimin e Vreshtave të Braktisura në Rajonin e Korçës synon të arrijë rezultate që përcaktohen në terma referimi si:

  • Përmirësimi i njohurive mbi situatën e vreshtave të braktisura në Qarkun e Korçës.
  • Ruajtja dhe promovimi i njohurive vendase mbi metodat tradicionale lokale të vreshtarisë.
  • Shpërndarja e informacionit mbi kultivimin e varieteteve të ndryshme të rrushit për prodhimin e verës dhe kërkesat e tyre.
  • Përqasje sistematike në ripërdorimin e vreshtave të braktisura.
  • Prezantimi e një modeli financiar të qëndrueshëm për ripërdorimin e këtyre vreshtave.