Informacione të Përgjithshme
Projekti me titull “Veprime të Përbashkëta për Nxitjen e Sipërmarrjes Lokale në Zona më pak të Favorizuara (LFA) në Greqi dhe në Shqipëri në Sektorin e Vreshtarisë dhe Prodhimit të Verës” me akronimin “WINCOME” realizohet në kuadrin e Objektivit Specifik 2.2: “Përmirësimi i aftësive menaxhuese në mbështetje të sipërmarrjes, mbijetesës dhe konkurrencës së bizneseve” nën Aksin Prioritar 2: “Nxitja e ekonomisë lokale”, implementohet përmes Programit Europian të Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG IPA II CBC PROGRAM “Greqi-Shqipëri 2014-2020” dhe bashkëfinancohet nga BE përmes mekanizmint për Ndihmën e Para-Anëtarësimit II (IPA II) (85%) dhe nga Burimet Kombëtare (15%).
Ekonomitë e zonave më pak të favorizuara të zonës ndërkufitare Greqi-Shqipëri kanë ndryshime në të gjitha shkallët hapësinore. Dhe ndërsa bujqësia konsiderohet jetike dhe po dëshmohet të jetë sektori më i qëndrueshëm i ekonomisë lokale (që pavarësisht krizës së fundit ekonomike, sektori i bujqësisë në Greqi dhe Shqipëri rriti Vlerën e Shtuar Bruto përkatësisht 3.2% dhe 12.6%), punësimi në të mbetet i ulët krahasimisht me sektorët e tjerë ku punësimi përgjithësisht është më i lartë.
Në zonat e synuara të projektit WINCOME:
- Politikat e zbatuara deri tani, nuk marrin parasysh nevojat aktuale të ekonomive lokale për zhvillimin bujqësor dhe agro-ushqimor. Për më tepër, këto politika shpesh adresohen me çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe mjedisin.
- Vërrehet përhapje e gjerë e fenomenit të braktisjes së bujqësisë në zonën e përzgjedhur dhe si pasojë dhe të aktiviteteve ekonomike shoqëruese.
- Identifikohen shumë dobësi në lidhje me Ekonominë dhe Tregun e Punës të tilla si: a) pabarazitë e zonave Përfituese të Projektit (PBs) lidhur me nivelin e zhvillimit ekonomik dhe produktivitetin e punës dhe b) nivelet e larta të papunësisë për shkak të recesionit të zgjatur.
Buxheti Total i projektit: € 420.534,49
Suporti i BE (85%): € 357.454,32