Info Day (Shqipëri)

Këshilli Rajonal i Korçës (PB4) )organizoi “Ditë Informimi” në ambientet e Këshillit Rajonal të Korçës të të cilën u theksua rëndësia e projektit WINCOME për rajonin, palët interesuese dhe komunitetin. Një prezantim i detajuar i objektivave të projektit, qëllimeve dhe rolit të projektit “WINCOME” u prezantua tek përfaqësuesit dhe pjesëmarrësit në event. Gjithashtu pjesëmarrësit e ftuar bënë prezantime të ndryshme lidhur me Varietetet e Verërave Lokale, traditën e prodhimit të verës, kultivimin, strategjinë SWOT në sektorin e prodhimit të verës dhe trended e fundit në prodhimin e verës. Pjesa e fundit e takimit u përqëndrua në diskutime lidhur me përvojat në tregun e verës nga biznese të sektorit të rrushit dhe verës, problemet e palëve të interesuara për prodhimin e verës, vlerësime krahasuese dhe përparësitë e reja për këtë sektor, që do realizohen përmes projektit në hapat e mëtejshme të implementimit.

Informacion, fotografi mund të gjeni në lidhjen vijuese:

http://www.korcaregion.com/index.php?lang=1&idm=534&idr=88&mod=1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.